Telegrafi

Rritet numri i infarkteve në Maqedoni

Sipas të dhënave të prezantuara, shkaqet që po shkaktojnë infarktet janë duhani dhe stresi, ndërsa shqetësuese është se kohëve të fundit kjo sëmundje po godet edhe moshat më të reja. Në Maqedoni mbi 60 për qind nga sëmundjet e përgjithshme janë sëmundjet kardiovaskulare, që shkaktojnë raste të vdekjes.

Shoqata e Kardiologëve ka nënvizuar se për t`u ulur vdekshmëria dhe pacientët me kohë të marrin trajtime dhe ndihmë mjekësore, duhet që të realizohet një kontroll i detajuar lidhur me cilësinë e punës dhe kushtet që ofrojnë qendrat kardiologjie në vend.

Në Kongresin e Ohrit po marrin pjesë mbi 1.000 mjekë nga 20 vende, ku u prezantuan metodat më të reja rreth shërimit të sëmundjeve kardiovaskulare. /INA/