Raporti i The Times, nxjerrë në pas fakte, që tregojnë se edhe të rejat nën 14-vjeç, po bëjnë ndërhyrje kirurgjike, në ambulanca të ndryshme në Evropë.
Shumica e vajzave, po bëjnë ndërhyrje në fryrjen e buzëve dhe gjoksit, transmeton Telegrafi.
Por, në raste të shpeshta edhe në zbardhjen e dhëmbëve, zvogëlimin e hundës dhe zmadhimin e prapanicës.
Sipas raportit, mjekët nuk po marrin për bazë moshën, por po kryen ndërhyrjet, vetëm sa të marrin paratë.
E këto ndërhyrje në moshë të re, janë shumë të këqija për trupin, sepse deformohet me moshë.
Efektet anësore, si dhimbjet, kruarjet dhe ënjtja janë të pashmangshme. /Telegrafi/