“Seriozisht kemi intensifikuar aktivitet e shërbimeve inspektoriale dhe në shtator janë shqiptuar 132 gjoba gjatë kontrollorë dhe mbikëqyrjes së kapaciteteve që punojnë me B licencë dhe që janë në kompetencë tonë, gjatë kontrolleve të objekteve ndërtimore, si dhe personave që pandërgjegjshëm kanë trajtuar mbeturinën. Aktivitet vazhduan edhe këtë muaj, dhe deri tani janë në tetor janë shqiptuar vërejtje dhe 137 gjoba”.
Këtë e deklaroi kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov në seancën e sotme të 20-të të Këshillit të Bashkisë së Shkupit, ku u parashtruan pyetjet e këshilltarëve. Një pjesë e pyetjeve kishin të bëjnë me ndotjen e ajrit dhe aktiviteteve të inspektoratit ndërtimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë tetorit në territorin e Bashkisë së Shkupit është zbatuar i përforcuar i punishteve në të gjitha komunat. Në këtë moment janë kontrolluar mbi 50 lokacione ku kryhen punë ndërtimore, me çka ndërtuesve ju thuhet që të mos dalin nga punishtja në rrugë me kamion me goma të përlyera dhe cerada të pambuluara. Në periudhën që vjen do të vazhdojnë kontrollet e përforcuara dhe nëse konstatohet shkelja e ligjit, do të pasojnë gjoba për personat fizik dhe juridik”, shtoi Shilegov.
Shilegovi informoi edhe për aktivitet e inspektoratit ndërtimor në drejtim të ndotjes së ajrit përmes kontrolleve intensive duke njoftuar se në periudhën që ka kaluar janë shqiptuar dyfish gjoba në krahasim me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë./Telegrafi/