Vitin e kaluar, organizata komunale e Kryqit të Kuq në Strugë ka arritur të mbledhë2.138 njësi gjaku, që është një rritje prej 32 njësishë, krahasuar me vitin 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas sekretares së Kryqit të Kuq në Strugë, Adhurime Dauti, me këtë numër njësishë gjaku, është tejkaluar plani vjetor që e ka secili qytet, në krahasim me numrin e banorëve.
Strugani Bllakoja Jovanoski është ndër dhuruesit më të mëdhenj të gjakut. Ai ka arritur që të dhurojë 106 herë gjak./Telegrafi/