Analizat laboratorike dhe mikrobiologjike tregojnë se qarkullojnë infeksionet respiratore virale sezonale, adenoviruset, gripi A dhe gripi B.
Është rritur numri i fëmijëve të shtruar në repartin e fëmijëve në spitalin e Kumanovës, si dhe numri i ekzaminimeve. Në repartin e fëmijëve bëhen rreth 100 vizita në ditë, shtrohen 20 fëmijë dhe në spitalin ditor rreth 15 fëmijë.
“Të sëmurët janë fëmijë të moshës shkollore dhe parashkollore. Sëmuren edhe fëmijët më të vegjël që janë të infektuar nga vëllezër e motra. Ata zakonisht vijnë me një temperaturë të lartë deri në 40 që zgjat katër deri në pesë ditë. Përfshihen infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, e ndjekur nga kolla, skuqja e fytit, rritja e sekretimit nga hunda. Grip klasik sezonal”, tha shefi i repartit për fëmijë në spital, Ferihan Bajrami, njofton korrespondenti i AIM-s.
Fëmijët me temperaturë të lartë trajtohen në mënyrë intravenoze me terapi të përshtatshme./Telegrafi/