Telegrafi

Rritet numri i fëmijëve me dëmtime të shëndetit mendor në Maqedoni

Dhuna nga bashkëmoshatarët shqetësimi emocional, të drejtat e shkelura që hyjnë në kategorinë e marrëdhënieve familjare, mos qasja në arsim dhe kujdes shëndetësor, pamundësia për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor, këto janë problemet e regjistruara nga “Alo Bushavko” – linja telefonike për fëmijë dhe të rinj e mundësuar nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi”. N konferencën e sotme për media, të Megjashit u vu në dukje përfaqësimi i katër temave – shëndeti mendor, lëndimi, marrëdhëniet familjare dhe qasja.

Ata thonë se janë pranuar gjithsej 357 thirrje, ndërsa numri i përgjithshëm i fëmijëve dhe të rinjve të përfshirë në rast është 450, prej të cilëve 139 janë meshkuj, 134 femra dhe për 177 të tjerë nuk ka informacione për gjininë . Sipas grupmoshës, shumica e raportimeve kishin të bënin me fëmijë të moshës 7 deri në 9 vjeç. Përqindja më e madhe e thirrjeve, 35 %, janë probleme që prekin shëndetin mendor të fëmijëve dhe kjo manifestohet përmes shqetësimit emocional që lidhet me përjetimin e zemërimit apo zhgënjimit.

“Marrëdhëniet e dëmtuara familjare, urrejtja, e shumë të tjera janë shkaku kryesor i shqetësimeve tek fëmijët. Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje psikologjike tek fëmijët në raportimet që kemi marrë është marrëdhënia e prindërve si pasojë e divorceve. Është rëndë që familjet jofunksionale të kenë obligime prindërore funksionale”, tha Dragi Zmijanac nga “Megjashi”.

Në totalin e problemeve të konstatuara, kategoria e lëndimeve, e cila përfshin të gjitha llojet e dhunës, abuzimit dhe neglizhencës, është me 25 %”. Problemet nga kategoria “marrëdhënie familjare” janë 17% në numrin total të problemeve. Në këtë kategori problemesh janë regjistruar një numër i madh i fëmijëve, deri në 145, të cilët i referohen problemit të cënimit të së drejtës së fëmijës gjatë procedurave të divorcit dhe mosrespektimit të vendimeve të qendrave të punës sociale, njoftojnë nga “Megjashi”.