Numri i viktimave të emigrantëve të përmbysur në brigjet egjiptiane të mërkurën ka arritur në 64.
Numri i viktimave pritet të rritet ende, kanë njoftuar ekipet e shpëtimit të cilat kanë kontrolluar zonën të premten,
Në anije ishin rreth 450- 600 emigrantë, në momentin kur ajo u përmbys tetë milje larg portit të qytetit Rosetta.
Anija po transportonte emigrantë egjiptianë, sirianë, sudanezë, eritreanë, dhe somalezë.
Autoritetet thanë se të paktën 163 persona janë shpëtuar, por të mbijetuarit i thanë BBC-së se qindra të tjerë mund të jenë mbytur.