Telegrafi

Rritet numri i bursave studimore për komunitetin rom në Maqedoni

Studentët e komunitetit rom në Maqedoni mund të aplikojnë për bursa deri më 3 shkurt, për vitin akademik 2016/2017. Për shkak të interesimit, këtë vit është rritur numri i bursave për 18, pra do të jepen 50 bursa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga zv. ministri i arsimit, Spiro Ristovski. Bursat janë me vlerë prej 5000 denarëve për muaj dhe do të jepen për 9 muaj me radhë, pra një vit akademik.

Drejtori i Entit për zhvillim dhe përparim në arsimin e gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive, Rexhep Ali Çupi, tha se burast për komunitetin rom japin rezultate prandaj edhe numri i tyre është rritur në 50./Telegrafi/