Telegrafi

Rritet numri i bagëtisë në Maqedoni, rënie e butë e numrit të deleve dhe pulave

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në vitin 2015, numri i përgjithshëm i gjedhëve është rritur për 5 për qind edhe atë te  fermat individuale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i derrave në fermat më të mëdha tek fermat më të mëdha është rritur për 52, ndërsa te blegtorët individual për 7,6 për qind.

Në të dy sektorët, te blegtorët individual dhe kompanitë ka rënie të numrit të deleve prej 1 deri në 6 për qind.

Për dallim nga delet, numri i dhive është rritur prej 8 tek fermat e vogla deri në 18 për qind te fermat e mëdha.

Numri i shpendëve në vitin 2015, ka shënuar rënie për 9,2 për qind./Telegrafi/