Sipas të dhënave të Fondit për sigurim shëndetësor, në vitin e kaluar 54 baballarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e pushimit të lindjes, pra gruaja ka punuar, kurse burri është kujdesur për fëmijën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më shumë raste të këtilla ka patur në rajonin e Shkupit. FSSH-ja njofton se numri i shfrytëzuesve të kësaj të drejte rritet nga viti në vit.
Përndryshe, Ligji për marrëdhënie pune parasheh të drejtën e mungesës së paguar në punë për shkak të fëmijës. Sa rrogë merr prindi, aq kompenzim duhet të jep shteti për 9 muaj.
Burri duhet ta dorëzojë një kërkesë të këtillë deri 45 dit pas lindjes së gruas./Telegrafi/