Site icon Telegrafi

Rritet numri i aksidenteve në rajonin e Pollogut

Nga SPB Tetovë njoftojnë se në 48 orët e kaluara në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës kanë ndodhur 10 aksidente komunikacioni me po aq persona të lënduar dhe me një dëm material prej 535 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analizat e SPB Tetovë tregojnë se në mesin e tyre ka edhe automjete me targa të huaja.
‘Apelojmë që pjesëmarrësit në komunikacion të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes sa i përket shpejtësisë së lëvizjes pasi që shpejtësia konsiderohet shkak kryesor i këtyre aksidenteve’ thotë zëdhënësi i SPB Tetovë.

Kontrollet e shpeshtuara në këtë periudhë të vitit tregojnë edhe një problem tjetër që është pjesëmarreja në komunikacion pa plotësimin e kushteve bazë siç janë leja e vozitjes dhe automjete të paregjistruara. /Telegrafi/

Exit mobile version