Statistikat policore tregojnë se numri i aksidenteve në komunikacion që kanë marrë jetë njerëzish, është në rritje për 5.4%, krahasuar me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Arsyet më të shpeshta të aksidenteve janë shpejtësia e tepërt, mosrespektimi i rregullave të komunikacionit, si edhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.
Këto të dhëna u publikuan në konferencën e parë ndërkombëtare që i kushtohet sigurisë në komunikacion, ku u tha se arsyeja kryesore e viktimave në komunikacion janë vetë vozitësit, pastaj infrastruktura rrugore, shpejtësia e madhe sidomos e vozitësve fillestarë, pastaj mospërdorimi i rripit të sigurisë.
Të dhënat e MPB-së thonë se përveç viktimave, këtë vit është rritur edhe numri i të lënduarve rëndë në komunikacion, nga 335 në 404, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti./Telegrafi/