Dyfish është rritur niveli i ujit të lumit Vardar tek Jegunoci, Zajçev Rid dhe Velesi, ndërsa pothuajse trefish i lumit Treska tek Makeodnski Brodi dhe i Sateskës tek Botuni, tregojnë matjet më të reja hidrologjike.
Rritje të niveleve në krahasim me mesataren e marsit ka tek të gjithë lumenjtë e tjerë në shtet, ndërsa më pak tek Kriva Reka dhe Bregallnica.
Tek liqenet nuk ka ndryshime drastike lidhur me mesataren e marsit.
Prej dje duhej edhe institucionet kompetente në pjesën e parandalimit dhe ballafaqimit me përmbytjet të realizojnë aktivitete në pajtueshmëri të konkluzioneve për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza./AIM/