Rjedhat e ujit në vend janë në rritje të vazhdueshme dhe kanë tendencë të vazhdojnë me rritje edhe më tej, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Ata shtojnë që për shkak të rjedhave të mëdha të ujit, qytetarët me kujdes të lëvizin përkrah lumenjve sidomos në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Rritja e nivelit të ujërave në vend, ka ardhur si pasojë e rritjes së temperaturave me çka është shkaktuar shkrirje e borës, por edhe nga reshjet e shiut të cilat kapluan vendin ditëve të fundit./Telegrafi/