Site icon Telegrafi

Rritet niveli i liqenit të Ohrit

Niveli i Liqenit të Ohrit është 8cm mbi minimumin e lejuar, kumton EHM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas gjendjes javore hidreologjik, prurjet e lumenjve të Vardarit në Jegunovc, Shkupit, Velesit, Demir Kapisë, Treskës afër Makedonski Brodit, Pçinjës te Katllanovska Banja, Lumi Krivë te Kriva Pallankë, Bregallnica në afërsi të Shtipit, Strumica te Susheva, Lumi i Zi te Novaci dhe Sateska te Botuni, janë nën mesataren gjatë muajit mars.

Shumë më e ulët është niveli i ujit të Drinit të Zi, ku lëviz midis 31 dhe 41 centimetra kundrejt mesatares së muajit mars, edhe atë prej 127 centimetra. /Telegrafi/

Exit mobile version