Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se reshjet e ditëve të fundit kanë rritur nivelin e burimit të ujit te Drini i Bardhë për një mijë litra për sekondë.
Kompania iu bën thirrje konsumatorëve për përdorim racional të ujit.
“Lusim konsumatorët, pavarësisht këtyre sinjaleve pozitive në furnizim, ujin ta përdorin racionalisht, në mënyrë që mos të detyrohemi, pa dëshirën tonë, të kthehen reduktimet! Keqpërdoruesit do të gjobiten!”, njofton kompania. /Telegrafi/