Telegrafi

Rritet në 7 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Diyarbakır

Rritet në 4 numri i policëve të rënë dëshmorë dhe në 3 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të ndërmarrë me auto-bombë nga terroristët e PKK-së në qytetin Diyarbakır të Turqisë.

Sipas të dhënave të marra, mësohet se terroristët e PKK-së kryen një sulm me auto-bombë në Komisariatin e Stacionit të Kontrollit të Trafikut në autostradën Diyarbakir-Batman. Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 4 policë dhe 3 qytetarë, si dhe vazhdojnë të marrin mjekimin në spital 21 persona të tjerë që u plagosën në shpërthim, raporton Anadolu Agency.

Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në qytetet Diyarbakir dhe Çinar nga ekipet e Emergjencës 112. Disa të plagosur u transferuan në Spitalin Universitar të Dicles përmes helikopterëve.

Si pasojë e shpërthimit, në autostradë u shkaktua një grope e thellë, ndërkohë që ndërtesa trekatëshe e Komisariatit të Stacionit të Kontrollit të Trafikut u dëmtua duke dalë jashtë përdorimit.