Site icon Telegrafi

Rritet në 600 mijë numri i viktimave nga coronavirusi në botë

Numri i viktimave globalisht nga coronavirusi u rrit në 600 mijë, pasi vendet e ndryshme të botës raportuan rritje të rasteve të reja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së fundmi Hong Kong-u paralajmëroi për një ringjallje të coronavirusit, derisa nxori edhe rregulla të ashpra për bartjen e maskave.

Vendi më i goditur në botë nga coronavirusi është SHBA me 3.7 milionë raste dhe 140 mijë viktima.

Në vendin e dytë radhitet Brazili me 2 milionë të infektuar, dhe thuhet se 78 mijë njerëz kanë ndërruar jetë, pasuar me Indinë e cila raportoi 1 milion të infektuar.

Shqetësimet mbi pandeminë po rriten, ndërkohë thuhet se sëmundja po “ringjallet” kohëve të fundit, ndërkaq ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se situata do të përkeqësohet secilën here e më shumë, nëse vende nuk zbatojnë masat paraprake.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i rasteve nga coronavirusi në botë u rrit në 14.3 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version