Telegrafi

Rritet në 50 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Gaziantep (Video)

Prefektura e Gaziantepit njoftoi se numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga sulmi terrorist është rritur në 50, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Prefektura e Gaziantepit thuhet se “Nga sulmi terrorist me bombë që ndodhi në qytetin tonë më 20 gusht 2016 të shtunën, deri tani kanë humbur jetën 50 qytetarë.”

Lexo po ashtu Shkon në 30 numri i të vrarëve në sulmin vetëvrasës në Turqi (Video)

Duke u theksuar se në spitale të ndryshme vazhdon trajtimi i të plagosurve, në deklaratën shtohet se “Dëshirojmë që Zoti pastë mëshirë për qytetarët tanë që humbën jetën, durim për familjet e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Edhe një herë me mallkim dënojmë këtë sulm pabesë dhe autorët e tij”.