Numri i të infektuarve me Coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 212.
Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit është shtuar me 15 raste të reja.
Kurse numri i të shëruarëve nga ky virus vdekjeprurës ka shkuar në 40. Së fundmi janë shëruar dy mjekë nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, thotë MSH.
Ndërkohë gjatë dy ditëve që lamë pas, numri i të prekurve nga Coroonavirus ishte në rënie.