Mundësia e një shpërthimi vullkanik në Islandë po rritet, duke paraqitur një kërcënim për një qytet tashmë të evakuuar, thonë ekspertët.
Sipas raportimit të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas një sërë tërmetesh.
Dhe si masë paraprake, autoritetet kanë urdhëruar mijëra njerëz që jetojnë në qytetin jugperëndimor të Grindavík.
Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) tha se ekzistonte një rrezik i konsiderueshëm i një shpërthimi.
Madje, probabiliteti i një shpërthimi në ose jashtë gadishullit Reykjanes është rritur që nga mëngjesi, thotë IMO.
Sipas deklaratës, një shpërthim mund të fillojë në çdo kohë në ditët e ardhshme.
Thor Thordason, profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës, tha se një “lumë magme” i gjatë 15 km (nëntë milje) që rrjedh nën gadishull ishte ende aktive.
“Kjo është arsyeja pse ne po flasim për një shpërthim të afërt për fat të keq…”, tha ai për BBC.
Ndërkohë bëhet e ditur se javët e fundit janë regjistruar mijëra lëkundje rreth vullkanit Fagradalsfjall aty pranë.
Ato janë përqendruar në gadishullin Reykjanes të Islandës, i cili kishte mbetur “i fjetur” ndaj aktivitetit vullkanik për 800 vjet përpara një shpërthimi të vitit 2021. /Telegrafi/