Site icon Telegrafi

Rritet mbështetja për Muharrem Salihun për deputet në Parlamentin Evropian

Kandidati i parë shqiptar nga Italia për eurodeputet, Muharrem Salihu vizitoi dje komunitetin shqiptar në provincat Pergine, Rovereto dhe Bolzano në regjionin e Trentino Alto-Adige.

Salihu u takua me mbështetës të shumtë të kësaj zone të cilët për herë të parë, duke lënë anash ndasitë partiake e ideologjike, u bënë bashkë rreth kandidatit të tyre shqiptar.

Në këto takime Salihu prezantoi kandidaturën e tij për eurodeputet dhe diskutuan kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar, ndërsa siguroi se si deputet nga Brukseli do të përkujdeset që prioritetet e shqiptarëve dhe pakicave në Itali të marrin vëmendjen e duhur.

Vizita e kandidatit të parë shqiptarë për Eurodeputet në rajonin e Alto-Adige ishte një sukses i madh, duke forcuar lidhjet midis komunitetit shqiptar dhe përfaqësuesit të tyre të ardhshëm në Parlamentin Evropian.

Mbështetja e madhe nga shqiptarët në të gjitha rajonet e Italisë veri-lindore, drejt një të ardhme ku shqiptarët do të kenë një zë më të fuqishëm dhe më të përfaqësuar në politikën evropiane.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen me 8 dhe 9 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version