Site icon Telegrafi

Rritet kriza në mbrojtjen e Cityt, mungesë afatgjate e John Stones

John Stones (Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

Janë përkeqësuar problemet e Manchester Cityt në fazën e mbrojtjes, pasi John Stones do të mungojë deri në gjashtë javë.

25-vjeçari është ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjeve të të martës, në përgatitje për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që skuadra e tij do ta zhvillojë kundër Shakhtar Donetskut.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man City

Në këtë mënyrë, Pep Guardiola ka vetëm një lojtar nga ekipi i parë që luan në qendër të mbrojtjes dhe ai është Nicolas Otamendi.

(Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Për këtë arsye, pritet që strategu spanjoll në takimin e të mërkurës ta angazhojë në mbrojtje mesfushorin Fernandinho.

Po ashtu, ai do të detyrohet që t’i ftojë në skuadër lojtarët e rinj, Eric Garcia dhe Taylor Harwood-Bellis, për ndeshjet e javëve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version