Telegrafi

Rritet konsumi i produkteve bazike

​Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0.3 për qind në muajin shkurt, krahasuar me muajin janar tw kwtij viti. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2015 me muajin shkurt 2014 ishte – 0.3 për qind.

“Ngritje e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit vërehet te nën grupet: pemë për 5.3 për qind , perime për 8.8 për qind dhe përdorim të pajisjeve për transportin personal naftë dhe benzinëpër 0.9 për qind. Këto grupe të konsumit ndikuan në ngritjen e indeksit total për 0.6 për qind”, thuhet në publikimet e fundit të ASK-së.
Sipas të dhënave, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë për -3.3 për qind me një ndikim prej -0.3 për qind.

Rënie e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në këtë periudhë është vërejtur edhe tek grupet si qumësht, djathë dhe vezë për -0.9 për qind për përdorim të pajisjeve për transport personal naftë dhe benzinë për -14.6 për qind arsim i lartë për -28.1% si dhe shërbime dhe strehim të studentëve për -15.8 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -1.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa sipas ASK-së, rënia kryesisht u neutralizua me ngritjen e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të nën grupet: bukë dhe drithëra për 1.0 për qind, mish 0.8 për qind, pemë 9.7 për qind, perime 13.9 për qind, duhan 2.7 për qind dhe rrym, gaz dhe lëndë djegëse të tjera për 7.4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK. /Telegrafi/