Telegrafi

Rritet konsumi i prodhimeve vendore

 

 

Prishtinë, 13 nëntor nëntor  – Prishtina ishte vendekspozimi i prodhuesve vendor, të premten, në kuadër të “Javëve të Biznesit në Kosovë”, të organizuar nga Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, promovimin e bizneseve të formën siç është “Java e Biznesit në vend”,  e ka cilësuar si një mundësi, të rritjes së konsumit të prodhimeve në vend nga ana e konsumatorëve kosovar. “Me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, AKB-ja ka arritur shumë objektiva, por ne presim që të kemi rezultat edhe të ardhmen, siç është stimulimi i prodhuesit për cilësinë dhe kualitetin sipas standardeve ndërkombëtare”, ka pohuar ai. Duke shtuar se Prishtina duhet që të jetë shembull për të tjerët se si konsumohen prodhimet vendore të Kosovës.

“Konsumimi i prodhimeve vendore e rrit zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijon një mundësi më të madhe për punësim, që është nj qëllim i të gjithëve “, ka theksuar ai.

Ndërsa Izer Arifi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka deklaruar se përkrahja e institucioneve të Kosovës, për biznesin do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Konsumimi i prodhimeve vendore, është një gjë pozitive dhe që krijon mundësi për të zhvilluar vendin, ne po përpiqemi që të krijojmë politika të favorshme që edhe prodhimet tona të dalin ne tregjet ndërkombëtare’, ka pohuar ai.

Për disa javë konsumatorët kosovar kanë mund që të blejnë produkte vendore me çmime 20 deri 30 për qind më të lira, gjatë javës së biznesit kosovar, që ka filluar të hënën në Prishtinë, me moton “Unë konsumoj prodhime vendore, tradita vazhdon”.

Ndryshe “Javët e biznesit kosovar për këtë vit, është mbajtur në shtatë qendrat më të rëndësishme të Kosovës dhe në të kanë marrë pjesë 75 kompani prodhuese vendore të cilat i kanë ekspozuar produktet e tyre. Ajo është organizuar nënë patronatin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.