Site icon Telegrafi

Rritet konkurrenca për kafen

JAB Holding kërkon të sundojë Botën e kafes. Kompania e investimeve që kontrollon edhe pasurinë e familjes miliardere austrialiane Reimann ka bërë një hap tjetër së fundmi drejt këtij qëllimi, duke blerë për 14 miliardë dollarë Keurig Green Mountain.

Kjo është edhe marrëveshja më e madhe në historinë e industrisë së kafes. Grupi me bazë në Luksemburg, i njohur ndryshe edhe si JAB, ka shpenzuar më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë 4 viteve të kaluara duke blerë kompani të prodhimit të kafes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë.

Grupi kërkon të sfidojë liderin global në këtë industri, Nestle. Ekspertët shprehen se këto lëvizje janë një pjesë mjaft e vogël e një strategjie kolosale. JAB kërkon të jetë Budweiseri në industrinë e kafes.

Por kompania nuk është e përfshirë vetëm në ketë treg, pasi gjatë viteve të fundit ka blerë me dhjetëra kompani të tjera, kryesisht ato që prodhojnë mallra konsumi. Por ndërkohë që të gjitha industritë e tjera po njohin ulje-ngritje, industria e kafes rritet me një ritëm të frikshëm, prej rreth 5% çdo vit. Shitjet për kapsulat me një përdorim rriten mesatarisht me 100% çdo vit. /Telegrafi/

Exit mobile version