Në komunën e Dibrës dhe Qendra Zhupë është rritur numri i çifteve që lindin edhe fëmijën e tretë, kështu që rritet numri i shfrytëzuesve të së drejtës së shtesës fëmijërore për fëmijën e tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kreshnik Paçuku nga Qendra nërkomunale për punë sociale në Dibër thotë për AIM-në se numri i përgjithshëm që e shfrytëzojnë këtë të drejtë juridike është 577. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 13 kërkesa të reja./Telegrafi/