Site icon Telegrafi

Rritet kërkesa për euro nëpër këmbimoret e Shkupit

Nga biseda e të punësuarve nëpër këmbimoret devizore në Shkup me agjencinë e lajmeve Meta, mund të kuptohet se ka një kërkesë në rritje të euro-s, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, interesimi për blerjen e euro-s është më e madhe se sa shitja. Njëri nga të punësuarit ka deklaruar se më së shumti shet deri 1000 euro, ndryshe nëse shet më tepër atëherë do të mbetet pa euro, por edhe në këmbimoret tjera thonë të njejtën gjë, megjithse deklarojnë se maksimumin e këmbimit të euro-ve e kanë deri 2000 euro.

Ky zhvillim në tregun e këmbimit të devizave është duke ndodhur në dhjetë ditët e fundit, ndërkaq disa nga këmbimoret thonë se një kërkesë e këtillë e euro-s ndodh zakonisht në kohë festash, por kjo e tanishmja është diçka e re./Telegrafi/

Exit mobile version