Telegrafi

Rritet kërkesa e femrave të virgjëra, që duan të mbesin shtatzënë

Këto femra heteroseksuale, nuk kanë pasur kurrë lidhje, apo kanë qenë në lidhje të shkurtra, pa pasur marrëdhënie seksuale, transmeton Telegrafi.

Janë 25 femra, që së fundmi kanë kërkuar të mbesin shtatzënë, pa e dëmtuar cipën e virgjërisë.

Mjekja Maha Rugunath, nga një klinikë në Nottingham, ka thënë se ka asistuar në tri lindje, kur më parë është dashur të bëhet prishja e virgjërisë, e më pas të nxirret foshnja.

Sipas saj, ato nuk duan të kenë marrëdhënie seksuale me askënd, por nuk duan të mbesin pa fëmijë. /Telegrafi/