Telegrafi

Rritet këmbimi tregtar i Maqedonisë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara në periudhën janar-tetor 2017 është 255.455.873 mijë denarë, dhe paraqet një rritje prej 15.9%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vlera e mallrave të importuara për periudhën e njëjtë është 343.296.039 mijë denarë, që është 11.7% rritje në krahasim me vitin e kaluar. Deficiti tregtar për periudhën janar-tetor 207 është 87.840.167 mijë denarë.

Në këtë periudhë më shumë është bërë këmbim tregtar me Gjermaninë, Britaninë e madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/