Investitorë të huaj kanë shprehur interesim për të investuar në turizmin e Maqedonisë. Sipas udhëheqësit turistik, Vllado Veljanoski, ata më shumë janë të interesuar në manastire, liqene, monumentet kulturoro-historike, banja dhe vende tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ata tanimë kanë dëgjuar për ne. Njerëz nga Brazili më thonë se duhet ta vizitojnë manastirin “Mihail Arhangel”. Lexojnë për Kirilin dhe Metodin, vijnë dhe blejnë broshura nga çdo qytet dhe marrin nga një libër”, deklaroi Vllado Veljanoski, për Kanal 5.
Ai gjithashtu tha se të gjithë turistët nuk janë të interesuar për hotele me pesë yje, por dëshirojnë të ndërtojnë shtëpiza prej guri dhe druri në vendet rurale dhe të shijojnë turizmin në Maqedoni./Telegrafi/