Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur një grup të mërgimtarëve afarist nga Gjermania dhe Austria.
Ata janë informuar për së afërmi me të gjitha zhvillimet në sektorin financiar, përkatësisht atë bankar dhe mundësitë për investime.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se ky sektor vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë.
“Zhvillimet pozitive janë duke mundësuar që të rritet edhe aktiviteti i sektorit bankar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, por edhe rritjes së konkurrencës, për çka edhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është e angazhuar”, ka thënë Mehmeti.
Grupi i mërgimtarëve afarist falënderuan Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe ofrimin e të gjitha informacioneve për zhvillimet në fushat që i mbulon BQK-ja. /Telegrafi/