Telegrafi

Rritet interesi për përkujdesje të fëmijëve pa prindër në Kumanovë

Është rritur numri i familjeve të cilat janë të interesuara që të kujdesen për fëmijët pa prindër në Kumanovë. Sipas kompetentëve, kjo është për shkak të fushatës që realizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me UNICEF-in.

Drejtoresha e Qendrës ndërkomunale për punë sociale, Aleksandra Arsovska, tha se gjatë periudhës së kaluar është ulur numri i fëmijëve që kanë qenë të vendosur në institucionet e mëdha dhe deri në fund të vitit pritet gjithë të vendosen nëpër familje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se familjet e interesuara duhet të dorëzojnë kërkesa, të kalojnë një trajnim dhe në këtë mënyrë mund të bëhen pjesë e sistemit përkujdesës.

Arsovska shpreson se gjatë viteve të ardhshme me disa ndryshime ligjore, kompensimi që marrin familjet të rritet./Telegrafi/