Trafiku në të gjithë rrugët e Maqedonisë zhvillohet pa pengesa dhe pa radhë. Intensiteti i veturave dhe mjeteve tjera transportuese është rritur në rrugë jashtë qyteteve, njofton LAMM dhe transmeton Telegrafi Maqedoni
Në pikat kufitare nuk ka pritje dhe kolona të gjata.
Nga LAMM sugjerojnë që të respektohen shenjat e komunikacionit dhe të përshtatet shpejtësia e vozitjes.
Si pasojë e lagështisë dhe kohës me reshje, nga LAMM sugjerojnë që vozitësit të kenë kujdes në vende ku ka rrëshqitje të gurëve dhe në rrugë malore kur rruga kufizohet me mal./Telegrafi/