Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, prej vendi në vend nëpër rrugë të lagështa, ndërsa intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM rekomandojnë kujdes të posaçëm në drejtimin e automjeteve, përshtatje të shpejtësisë të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur.
Për shkak të temperaturave të larta, rekomandojmë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë orëve të mbrëmjes vozitësve u rekomandohet t bëjnë pushime të shpeshta dhe të konsumojnë sa më shumë pije joalkoolike./Telegrafi/