Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të thata.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Autostrada Miladinovci – Shtip, pjesa Miladinovci – Kadrifakovo dhe Kadrifakovo – Miladinovci nuk është lëshuar për trafik, për shkak të kontrolleve të sigurisë që kryhen në autostradë. LAMM apelon te të gjithë shoferët që të mos e përdorin këtë autostradë.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.