Site icon Telegrafi

Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoni, nuk ka vonesa të gjata në vendkalimet kufitare

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata. Është zmadhuar intensiteti i komunikacionit jashtë mjedisit të qyteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-daljet nga shteti. (Ky informacion vlen vetëm për vendkalimet e anës së Maqedonisë).

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor. Në disa gryka malore është e mundur që të ketë rrëshqitje të dheut posaçërisht në drejtimet Koçan – Makedonska Kamnica – Dellçevë, Vinicë -Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë./Telegrafi/

Exit mobile version