Site icon Telegrafi

Rritet intensiteti i komunikacionit në Maqedoni, në “Tabanoc” pritet deri 20 minuta

Rritet intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve, njoftojnë sot pasdite nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje thonë se është vërejtur edhe rritja e komunikacionit në kalimin kufitar “Tabanoc”, ku për të dalë nga vendi pritet nga 15 deri më 20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga ora 16:45 është normalizuar komunikacioni në rrugën Demir Hisar-Kërçovë, e cila më herët ishte bllokuar.

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të thata. /Telegrafi/

Exit mobile version