Nga Lidhja Auto-Moto njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.
Nga atje njoftojnë se komunikacioni në rrugën A1 Veles-Shkup, pas Katllanovës nga ora 12:30 po zhvillohet me vështirësi për shkak të aksidentit që ndodhi në këtë vend.
Nga LAMM njoftojnë se intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga atje rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/