Site icon Telegrafi

Rritet inflacioni në Britani

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u rrit papritmas në nivelin më të lartë në 6 muaj për Gushtin, duke marrë nxitje nga rritjet e pazakonta sezonale të udhëtimeve ajrore dhe në det. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me një normë vjetore prej 2.7% në Gusht, krahasuar me rritjen prej 2.5% në Korrik, raporton zyra e Statistikave në Londër. Analistët ndërkohë prisnin një ngadalësim në 2.4%.

Zyra e Statistikave raportoi gjithashtu se çmimet e shtëpive patën rritjen më të ngadaltë në thuajse 5 vite, prej rënies së çmimeve në Londër me normën më të pjerrët që prej 2009-ës. Të dhënat pritet të surpriziojnë Bankën e Anglisë, që rriti normat e interesit muajin e kaluar për të dytën herë që prej krizës financiare dhe lajmëruan vazhdimin e ciklit tkurrës në vitet e ardhshme. Rritja e inflacionit në Gusht do të zbehë rimëkëmbjen e pagave reale.

Zyra e Statistikave deklaroi se konsumatorët kanë paguar më shumë për shfaqjet në teatër, udhëtimet ajrore dhe në det si dhe për veshjet. Banka e Anglisë pret që inflacioni të bie në 2% në një afat kohor prej 2 vitesh.

Indeksi i çmimeve të konsumit arriti në një nivel rekord 5-vjeçar prej 3.1% në Nëntor, prej rënies së paundit.

Sipas të dhënave të publikuara, çmimet e shtëpive u rritën në Korrik me një normë vjetore prej 3.1% në Mbretërinë e Bashkuar, që është më e ulëta që prej Gushtit 2013. /Telegrafi/

Exit mobile version