Telegrafi

Rritet indeksi i rrogave në Maqedoni

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i rrogës mesatare bruto në qershor të këtij viti ka qenë 101.0, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kurse indeksi i rrogës mesatare neto është 100.7. njofton Telegrafi Maqedoni.

Rritja e këtillë e rrogës bruto i faturohet rritjes së rrogës bruto në sektorët e ndërtimtarisë (11%), bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë (6.5%), si edhe në sektorin për informim dhe komunikim (5.9%).

Rritja e këtillë e rrogës neto i faturohet rritjes së rrogës bruto në sektorët e ndërtimtarisë (10.6%), bujqësisë, pylltarisë dhe peshkatarisë (6.3%), si edhe shërbimet administrative-ndihmëse (6.3%).

Rroga mesatare bruto në qershor të këtij viti arriti në 32.637 denarë, ndërkaq ajo neto arriti në 22.187 denarë, kurse 1.6% e punëtorëve nuk e kanë marrë rrogën në këtë muaj./Telegrafi/