Site icon Telegrafi

Rritet indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në Maqedoni

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2018, në krahasim me muajin paraprak është rritur për 1,2 për qind, njofton Enti Shtetëror për Statistika.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet e ushqimit për 1,9 për qind dhe pijet alkoolike për 1,7 për qind, ndërsa zvogëlim është vërejtur në grupet e pijeve joalkoolike për 0,1 për qind dhe bujtje për 0,2 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në korrik të vitit 2018, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 2,8 për qind.

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-korrik të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 1,8 për qind, derisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 është rritur për 1,2 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version