Sipas të dhënave të Entit Shtetëtor për Statistikë, indeksi i çmimeve në bujqësi, në shtator të 2016 në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar tek inputi është rritur për 1.0 për qind, ndërsa tek outputi është zvogëluar për 2.8 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shtator të 2016 në krahasim me shtatorin e vitit 2015 indeksi i çmimeve Input 1 (mjetet e harxhuara për bujqësi), arrin 101.1, ndërsa indeksi i çmimeve të Input 2 (mjetet e parapara për investim në bujqësi), arrin 99.4.
Në pjesën e Outputeve, në shtator të 2016, në krahasim me shtatorin e 2015, indeksi i çmimeve të prodhimtarisë së ndryshme arrin 97.9, ndërsa indeksi i çmimeve të fitimit të prodhimtarisë arrin 95.7./Telegrafi/