Importi i karburanteve gjatë 11-mujorit të këtij viti në Shqipëri, shënoi rritje të ndjeshme me rreth 38.304 ton, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2016 u importuan 462,296 ton karburante. Në 11-mujorin e vitit 2015 u importuan 423.992 ton karburante.
Referuar statistikave për të njëjtën periudhë, në 5 vitet e fundit kjo është sasia më e lartë e karburanteve të importuara drejt vendit tonë.
Importi i karburanteve gjatë janarit në 5 vitet e fundit në sasi:
Viti Sasia ne ton
2012 391.878
2013 400.439
2014 429.834
2015 423.992
2016 462.296. /Telegrafi/