Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë, nga ana e Maqedonisë, ka vonesë për hyrje në vend, koha e pritjes është më shumë se një orë.
Në pikat tjera kufitare nuk ka më ndalime, njoftoi sonte LAMM.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.