Telegrafi

Rritet fluksi në Durrës

Sportelet e policisë kufitare dhe doganierët po punojnë me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat.

Autoritetet thanë se shërbimet e policisë kufitare po punojnë në 23 sportele. Vetëm të dielën kanë mbërritur 10 tragete.

Të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës për pushime në atdhe, shqiptarët tregojnë se situata në portin italian të Barit është shumë e ngarkuar gjithashtu nga një fluks njerëzish që presin të kthehen për pushime.

Këtë sezon, fluksi i transportit detar ka qenë tepër i lartë në fundjavë, ndërsa në ditët e zakonshme ai nuk ka pasur ritmin e viteve të shkuara./Tch/Telegrafi/