Site icon Telegrafi

Rritet fitimi në industri

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) fitimet në janarin e vitit 2016 në sektorin e industrisë kanë shënuar rritje prej 6.9%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Fitimet në tregun e brendshëm të industrisë ka shënuar rënie prej 1.1%, kurse fitimet në tregun e jashtëm kanë shënuar rritje prej 8.6%.

Sipas sektoreve, fitimet në industrinë e xehetarisë dhe nxjerrjes së gurit në janar të këtij viti ka rënë për 25%, krahasur me vitin e kaluar, ndërkaq sektori i përpunimit shënon rritje prej 8.4%./Telegrafi/

Exit mobile version