Telegrafi

​Rritet fitimi i bankave komerciale, 90.9 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Foto: Ilustrim

Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë me i rritur fitimet e tyre vit pas viti. Ky sektor financiar ka arritur të ketë profit të lartë gjatë periudhës janar-qershor 2024.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për gjashtë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera ndaj qytetarëve dhe bizneseve, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 90.9 milionë euro ose 8.2 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.

Në gjashtë mujorin e parë 2023 fitimi i bankave ka qenë 82.6 milionë euro. Në vitin 2022 në këtë periudhë profiti i bankave ishte 65 milionë euro, raporton KosovaPress.

Norma e interesit për muajin qershor të këtij viti ishte 6.1 për qind.

Numri i qytetarëve që kanë marr kredi nëpër bankat komerciale në Kosovë është rritur mbi 6 mijë deri në qershor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Afro 87 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi në gjashtëmujorin e parë.

Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin qershor është mbi 5 miliardë euro, për çka nga njohësit e ekonomisë vlerësohet si shqetësuese.

Derisa, norma mesatare e interesit ka shënuar një rënie të lehtë. /KP/