Telegrafi

Rritet euro

Konfirmimi u bë nga presidenti i BQE, Jean Claude Trichet, pavarësisht se ai refuzoi të jepte detaje të mëtejshme mbi këtë vendim. Trichet ka konfirmuar gjithashtu se BQE do të vazhdojë të mbështesë bankat e eurozonës që ndodhen në vështirësi.

Euro shkoi mbi 1.3145 dollarë nga kuota më e ulët që kishte regjistruar më parë, 1.3059, ndërkohë që edhe treguesit e aksioneve në bursat evropiane janë rritur. /Telegrafi/