Site icon Telegrafi

Rritet emetimi i borxhit në dollar

United States one dollar bills are seen on a light table at the Bureau of Engraving and Printing in Washington November 14, 2014. REUTERS/Gary Cameron/File Photo

Sasia e borxhit të denominuar në dollarë, të emetuar nga institucionet financiare, është përshpejtuar në një nivel rekord të lartë gjatë tremujorit të tretë, tregon raporti i fundit për tremujor i Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BIS). “Zhvillimet gjatë tremujorit shpjegohen me mos-reagimin e bankave qendrore.

Pjesëmarrësit e tregut, për herë të parë kanë marrë drejtimin në projektimin e të ardhmes”, thotë Claudio Borio, kreu i departamentit ekonomik dhe monetar të institucionit. Emetimi total i titujve të borxhit në botë gjatë tremujorit të tretë ra me 10 për qind duke shënuar 1.4 trilion dollarë. Në ekonomitë e zhvilluara, emetimi neto për tremujor u rrit me 40 për qind në nivelin më të lartë që prej 2009.

Në tregjet në zhvillim, emetimet neto për tremujor ranë me 35 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar, por me bazë vjetore, shifra tregoi një rritje me 73 për qind. Rënia e emetimeve në tregjet në zhvillim këtë tremujor në veçanti ka reflektuar një ngadalësim të ndjeshëm në huamarrjen sovrane të vendeve që prodhojnë naftë.

Megjithatë, raporti i Bankës për Rregullime Ndërkombëtare tregon se në tremujorin e katërt, shifrat do të rriten përsëri nga emetimi i obligacionit prej 17.5 miliardë dollarë i Arabisë Saudite në muajin Tetor.

Raporti theksoi gjithashtu rritjen e rëndësisë së bankave në Kinë dhe Rusi, ndërsa të dhënat e fundit kanë treguar se Kina është kreditori i 8-të më i madh në
tregun bankar ndërkombëtar ndërsa Rusia e 19-a. Raporti dha edhe një përshkrim për tregjet e këmbimit valutor, duke treguar se në 3 vitet e fundit, fondet mbrojtëse dhe bankat e vogla kanë ulur prezencën në treg, pasi investitorët institucional janë bërë më aktiv, kryesisht për qëllime mbrojtëse. /Telegrafi/

Exit mobile version